Komisioni Qendror Zgjedhjeve mori vendim që në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit 2019 mund të votohet vetëm me dokumentet e Republikës së Kosovës për të listuar pastaj dokumentet me të cilat mund të votohet.
Pas kësaj pati reagime por Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë i cili ka monitoruar katër (4) palë zgjedhje në Kosovë pas përfundimit të luftës e përkrah fuqishëm këtë vendim të KQZ-së i cili është në përputhje të plotë me ligjet në fuqi sikur që me asgjë nuk i shkel të drejtat e njeriut.
Ja reagim i KMDLNj – së:
KQZ-ë NUK E KA SHKELUR LIGJIN E AS TË DREJTAT E NJERIUT!
Komisioni Qendror Zgjedhjeve mori vendim që në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit 2019 mund të votohet vetëm me dokumentet e Republikës së Kosovës për të listuar pastaj dokumentet me të cilat mund të votohet.
Pas kësaj pati reagime se ky vendim i KQZ-së është vendim diskriminues, i kundërligjshëm dhe se i shkelë të drejtat e njeriut sepse , duke vënë këtë kufizim apo kushte pamundëson një numër të votuesve të realizojnë njërën ndër të drejtat elementare të njeriut, të drejtën për të votuar dhe për t’u votuar.
Më të zëshëm janë pjesëtarët e komunitetit malazias në Kosovë të cilët pohojnë se ky vendim është i kundërligjshëm dhe i shkelë të drejtat e njeriut përkatësisht 20,000 votuesve malazias që jetojnë në veri të Kosovës , duke kërcënuar se nuk do të marrin fare pjesë në zgjedhje.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë i cili ka monitoruar katër (4) palë zgjedhje në Kosovë pas përfundimit të luftës e përkrah fuqishëm këtë vendim të KQZ-së i cili është në përputhje të plotë me ligjet në fuqi sikur që me asgjë nuk i shkel të drejtat e njeriut.
Në Republikën e Kosovës kanë të drejtë të votojnë edhe ata që kanë dy shtetësi e që KMDLNj mendon se nuk duhet të jetë ashtu dhe këtë të drejtë nuk e kanë të mohuar as votuesit e komunitetit serb, as malazias e as të komuniteteve tjera!
Nëse një qytetar i Kosovës e ka dyshtetësinë atëherë nënkuptohet se është i pajisur me dokumente të identifikimit dhe të tjera të dy shteteve dhe se i plotëson të gjitha të drejtat dhe të drejtën për votim.
Nëse një qytetar i Kosovës dhe i cili ka të drejtë për dyshtetësi, edhe 20 vite pas përfundimit të luftës nuk është pajisur me dokumentacion të vlefshëm të Kosovës, nuk ka asnjë të drejtë të ankohet se po i mohohet e drejta e votës për faktin se nuk i lejohet të votojë me dokumente të një shteti tjetër. Në këtë situatë është e qartë se ka munguar vullneti dhe dëshira për pajisje me shtetësi dhe dokumente të Kosovës e që nënkupton se e refuzon Kosovën si shtet.
Ky vendim i KQZ-së është i drejtë dhe askush nuk mund ta kundërshtojë përveç atyre që për përfitime personale, duan që të kontrabandojnë votues të shteteve tjera e që nuk janë qytetarë të Kosovës.
Shembulli i KQZ-së duhet të jetë udhëtregues edhe për institucionet tjera që ende e lejojnë kontestimin e shtetësisë së Kosovës.
Rasti i tabelave të automjeteve është rast eklatant i shkeljes së pavarësisë së Kosovës dhe mohimit të sovranitetit shtetërorë duke lejuar përdorimin e dy a më shumë llojeve të tabelave apo në disa vende, në Kosovë automjetet qarkullojnë edhe pa tabela. Në Kosovë duhet të lejohen vetëm tabelat e regjistrimit me identitet dhe logo të Republikës së Kosovës kurse duhet të nxjerren nga përdorimi të gjitha tabelat tjera që e vënë në dyshim apo e mohojnë Kosovën sikur janë tabelat psh. 265-KS-396. Këto tabela përveç që e shpërfillin shtetësinë e Kosovës përdoren për përfitime personale, biznesore dhe shërbejnë si lehtësim për kontrabandë të të gjitha llojeve.