Formohet grupi i parë i alpinistëve në komunën e Bujanocit “Klubi Albin Bujanoci” i cili me ecjen e parë të sotme shënoi edhe nismën e aktiviteteve.
Ky grup amator realizoi me sukses ecjen e parë (Lluçan-Dobrosin) me pjesëmarrës të alpinistëve lokal dhe mysafirë nga Shoqata Bjeshkatare Ekologjike nga Shkupi, Klubi Alpin Gjilani nga Gjilani, dhe Klubi Alpin Dardana, nga Dardana, shkruan Titulli.com.
Ecja u zhvillua përmes rrugës malore nga Lluçani deri në fshatin Dobrosin duke shijuar edhe pejsazhin e bukur dimëror me pjesëmarrës të të gjitha moshave.
Alpnizimi është një sport që ka përqëllim ecjen apo ngjitjen nëpër rrugë malore ndërsa tek vendi ynë nuk është i popullarizuar sa duhet dei më tani.
BURIMI: Titulli.com