Jurgen Kloppi nuk ka dhënë lajme të mira për Xherdan Shaqirin. Trajneri i Liverpoolit ka thënë se Shaqiri nuk do të jetë me skuadrën për ndeshjen e nesërme ndaj Wolverhamptonit.
Trajneri gjerman ka thënë se Shaqa nuk është stërvitur fare dhe se nuk dihet saktë data e kthimit të tij.
Kloppi ka njoftuar se në skuadër është rikthyer Lovreni, ndërsa për nesër do të mungojnë bashkë me Shaqirin edhe Milneri e Keita.