Klinika e Biokimisë Mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka filluar të ofrojë shërbime të reja për pacientët e spitalizuar dhe ambulantorë, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Tash, aty do të kryhen edhe analizat për sëmundje autoimune, analizat e faktorëve të koagulimit të gjakut, analizat specifike biokimike dhe analizat imunologjike (Statusi hormonal,Hormonet e Gjëndrës Tiroide dhe tumorë markerët.
Së shpejti në Klinikë e Biokimisë do të fillojë të bëhet edhe analiza e Alfa-1 Antitripsin (Mungesa e antitripsinës. Alfa-1 mund të shkaktojë sëmundje të mushkërive dhe mëlçisë) dhe analiza e Beta-2 Mikroglobulin (përcaktohet në individë të diagnostikuar me mieloma multiple të shumëfishtë ose limfomë), njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. /2LONLINE/