DYLON

Sekuestrohen mallra të ndryshme komerciale

Sekuestrohen mallra të ndryshme komerciale
Avatar photo Redaksia

Njësia e Task Forcës e Policisë Kufitare (DRK-Lindje) në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren.

Si rezultat i kësaj, sot me datë 14.12.2021, rreth orës 18:30, bazuar edhe në analizën e rriskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohen dy automjete: një kamionetë e tipit Mercedes  ngjyrë e bardhë, pa tabela, e drejtuar nga një person i dyshuar mashkull kosovar dhe automjeti tjetër kombi VW LT, ngjyrë e bardhë me targa vendore, po ashtu që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar.

EkoHigjiena

Dyshohet se malli i kontrabanduar ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë veriore përmes rrugëve ilegale.

Pas tentativës së tyre për t’ju shmangur ndalimit policor autoritetet kufitare kanë arritur ti ndalojnë të dyshuarit rreth orës 19:10, në fshatin Sllatinë, komuna e Vitisë. Njëri nga të dyshuarit ka ikur nga vendi i ngjarjes duke lenë automjetin e tij, ndërsa i dyshuari tjetër është ndaluar nga Policia.

Personi që gjendet në arrati rezulton të jetë vëllai i personit të ndaluar dhe i njëjti është kontaktua që të paraqitet në stacion policor.

Gjatë kontrollit në të dy automjetet është gjetur mall, sasi e konsiderueshme e këpucëve të dimrit të të dy gjinive për meshkuj dhe për femra,  si dhe  tekstil;  trenerka të të dy gjinive; për meshkuj dhe për femra (vlera fillestare e të cilave afërsisht arrin 20 mijë euro, por mbetet të vlerësohet saktësisht nga ana e Doganës. 

Me rastin është marr Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare Lindje.

Veprimet e mëtejme policor janë ndërmarr në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse dhe pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar i dorëzohet Doganave të Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.