Me rastin e “7 Marsit-Ditës së Mësuesit”, në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Shukri Ymeri i uron të gjithë mësimdhënësit dhe punëtorët e arsimit për kontributin e çmueshëm që kanë dhënë ndër vite.
KKSH ka vlerësuar se në mbarëvajtjen e arsimit dhe shkollave shqipe në Luginë të Preshevës me vite e dekada kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm veteranët e arsimit.
“Të vetëdijshëm me gjendjen në shkollat tona, me statusin e mësimdhënësit dhe të nxënësit, edukimi dhe shkollimi duhet të vazhdojë për hire të trashëgimisë që mbajmë të gjithë mbi supet tona.Për hire ta sakrificës së gjeneratave të kaluara, për hire të gjeneratave që do të vijnë, për hire të stoicizmit dhe qëndresës se të ardhmen mund ta ndërtojnë vetëm mbi dijen”, thuhet në letrën e KKSH-së.
Shukri Ymeri, ka theksuar përmes letrës se KKSH është e vetëdijshme që edhe më tej pa tekste shkollore në gjuhën shqipe e me kushte jo optimale duke uruar që ky 7 Mars të sjell sukseset të mëdha në arsim dhe frymëzoj gjeneratat e reja të mësimdhënësve për më shumë kualitet dhe profesionalizëm.
“Besoj fuqishëm që vitet në vijim do të sjellin rezultatet më të lakmueshme dhe që Lugina e Preshevës përmes shkollës shqipe do të ruaj dhe avancoj identitetin kombëtarë të shqiptarëve”, është shprehur Ymeri.
BURIMI: Titulli.com