Zjarri kaplon veturën – dëme shkaktohen edhe në lokal dhe mjetet e punës

Zjarri kaplon veturën – dëme shkaktohen edhe në lokal dhe mjetet e punës

Më 06 mars 2018 rreth orës 13:25, ankuesi, shqiptar shtetas i Kosovës, e dërgon veturën e tij për kontrollim te punëtoria e një mekaniku në Viti. Derisa po punonin në veture është ndaluar rryma. Në ndërkohë, derisa ata ishin jashtë lokalit, ka ardhur rryma dhe nga një pajisje e punës qe kishte mbetur ne veturë, dyshohet të se është shkaktuar zjarr.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se nga ky zjarr janë shkaktuar dëme te konsiderueshme materiale si në veturë ashtu edhe në objekt dhe mjetet e punës brenda lokalit.

“Njësiti i zjarrfikësve dhe inspektori i zjarreve kane dal ne vend ngjarje. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që palët të intervistohen, dhe të iniciohet rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe të procedohet për hetime të më tejme”, ka thënë Hashani.

KOMENTE