Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit kanë arritur 2 makina-lavanderie , si donacion nga KFORI Turk për spitalin e Gjilanit , vlera e këtij projekti është mbi 30000 €.
Në ceremoninë e dorëzimit morën pjesë major. Mehmet Erkin Kara ,përfaqësues I KFOR-it turk në Prizren dhe kapiten Hakan Derican KFORI Turk në Gjilani , zëvendës ministri i shëndetësisë dr. Kadir Hysein dhe përfaqësues të tjerë të jetës publike e mjekësore të Gjilanit.
Në fjalën e tij major Kara ka theksuar nevojën e bashkëpunimit më të mirë në mes Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit dhe KFOR-it turk , në realizimin e projekteve të përbashkëta në të mirë të qytetarëve të Gjilanit dhe Anamoravës. Kërkohet nga menaxhmenti I Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit një përkushtim më I madh në përpilimin dhe elaborimin e projekteve të reja në mënyrë që SP I Gjilanit të jetë konkurrent në përfitime eventuale nga donacione të ndryshme.
Drejtori I Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit ,dr. Agim Kryeziu , duke adresuar mesazhin e tij, falënderoi KFORIN Turk për projektet e vazhduara që ka me Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit dhe ndihmën tyre të pa kursyer për këtë spital.
Ai u zotua edhe se në të ardhmen, Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit, do të jetë më konkurrues dhe më bashkëpunues , me qellim të përfitimit të projekteve të cilat e ndihmojnë Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit dhe me ketë popullatën tonë në përgjithësi.
Për ndryshe Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit me mjetet e veta nuk do të arrinte të kishte dy makina të tilla lavanderie , më se të domosdoshme për higjienën në SP të Gjilanit.