DYLON

Aktivizohet sistemi digjital i teknologjisë më të re PACS System, sistem i arkivimit dhe komunikimit të imazheve

Aktivizohet sistemi digjital i teknologjisë më të re PACS System, sistem i arkivimit dhe komunikimit të imazheve
Avatar photo Redaksia

Në Radiologjinë e Spitalit të Përgjithshëm Gjilan aktivizohet sistemi digjital i teknologjisë më të re PACS System (picture archiving and communication system), sistem i arkivimit dhe komunikimit të imazheve.

PAKS është metodë digjitale e ruajtjes dhe transferit të të dhenave (imazheve dhe raporteve).

EkoHigjiena

Paksi funksionon në atë mënyrë që ekzaminimet e bëra në radiologji përcillen prej aparaturës deri te radiologo në kohë reale, pastaj imazhet e fituara ekzaminohen, vlerësohen dhe bëhet raporti i cili në mënyrë elektronike shkon tek mjeku udhëzues.

Ky sistem u mundësua nga kompania Medica, sistem i cili lehtëson dhe shpejton punën në dërgimin e të dhënave tek mjeku udhëzues, gjë që mundëson arritjen e shpejt të diagnozës radiologjike.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.