• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Mblidhen Autoritetet e Privatësisë të ish-YU

Redaksia 2LONLINE 17 Maj, 2017 2 min
 Mblidhen Autoritetet e Privatësisë të ish-YU

Në takimin e parë të ‘Iniciativës 2017’, të organizuar nga Komisioneri i Privatësisë i Sllovenisë, u mblodhën agjencitë simotra të vendeve të ish-Jugosllavisë. Kosovën e përfaqësuan drejtues të Agjencisë me atribute të shtetit dhe mbajtën fjalim në gjuhën shqipe.

Bled, Slloveni, 17 maj 2017

Përfaqësues të lartë të autoriteteve të mandatuara për mbrojtjen e të dhënave personale nga Bosnja, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia e Sllovenia, u takuan në Bled të Sllovenisë, në takimin e parë të ‘Iniciativa 2017’.

Përfaqësuesi më i lartë i secilit delegacion nënshkroi ‘Deklaratën e Bashkëpunimit të Autoriteteve për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Iniciativën 2017’, duke u pajtuar për të marrë pjesë në takimet e përvitshme, të cilat do të organizohen në parimin e rotacionit.

Rëndësia e këtij takimi është se përfaqësuesve të autoriteteve simotra u jepet mundësia të shkëmbejnë përvojë, ekspertize e opinione, me qëllim të adresimit të sfidave të përbashkëta të hasura në mbrojtjen e të dhënave personale.

Anëtarët e kësaj nisme u pajtuan që bashkëpunimi i ngushtë ndërkombëtar midis autoriteteve shtetërore të vendeve të ndryshme është parakusht për mbrojtje efektive të të dhënave personale të qytetarëve.

Pjesëmarrësit identifikuan sfida të numërta të përbashkëta me të cilat përballen, mes tyre, në zbatimin efektiv të standardeve të reja evropiane për mbrojtjen e të dhënave, pastaj në mbrojtjen e të dhënave në sektorin e telekomunikimit dhe në mbikëqyrjen efektive në sektorin e zbatimit të ligjit.

Në emër të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, deklaratën e bashkëpunimit e nënshkroi z. Bujar Sadiku, Drejtor i Përgjithshëm, i cili, gjatë seancës së tretë, me temën për bashkëpunimin e Agjencisë me OJQ-të dhe efektet e tij në vetëdijesimin e publikut, para të pranishëmve u paraqit në gjuhën shqipe.

Etiketa:Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale naconale
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Sot moti parashihet të jetë me reshje shiu

9 Gusht, 2022
Info+

Flasin për mbrojtjen e pyjeve

9 Gusht, 2022
Nacionale

Dhoma e Tregtisë përshëndetë vendimin e dy Qeverive për hekurudhën, kërkohet të

9 Gusht, 2022
Sport

Turneu ‘’Rogana 2022’’, ka përfunduar me shpalljen kampion të ekipit ‘’Muhaxherët’’

9 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Sveçla uron zjarrfikësit

4 Maj, 2020

Daka: Organizimi i zgjedhjeve në veri nuk do të jetë sfidë

10 Prill, 2019

OAK: BSPK duhet të jetë zëri i punëtorëve, jo i Qeverisë

13 Shkurt, 2019

Kryeministri Haradinaj priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve të Kosovës

8 Janar, 2019

Le Monde: Evropianët të shqetësuar rreth diskutimeve për ndërrim kufijsh

14 Gusht, 2018

Ministri Gashi takoi homologun e tij në Republikën e Maqedonisë

14 Korrik, 2018

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected].com

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com