Klubi futbollistik, Prishtina nuk ka të ndalur me transferimet dhe atë duke goditur në shenjë në lojtarët më të spikatur.
Prishtina është gati t’i rikthejë në futbollin kosovar dy super yjet e dikurshme, të cilët tani e disa vite e kanë vazhduar karrierën tek Kf. Skënderbeu në Shqipëri.
Fjala është për dy mbrojtësit e Skënderbeut të Korçës, Bajram Jashanicën dhe Leonit Abazin.
Prishtina tanimë ka arritur marrëveshje në parim, derisa kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla para zyrtarizimit.