Ashtu si edhe ishte paralajmëruar, Kf.Kika është vendosur në Shqipëri për fazën e fundit përgatitore. Klubi po qëndron në Durrës, teksa stërvitjet tashmë kanë filluar.
Kika nga Hogoshti ka mbajtur seancën e parë stërvitore në kuadër të përgatitjeve parasezonale.
Kika do t’i zhvillojë dy ndeshje kontrolluese miqësore, ndërsa ekspedita në Durrës do të vazhdojë për tetë ditë me radhë.
Kf.Kika këtë vit do të jetë pjesë e Ligës së Dytë, e cila do të fillojë më 31 Gusht dhe 1 shtator.