SC Gjilani ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës të javës së tretë të Superligës së Kosovës. Këtë xhiro Gjilani do ta presë në shtëpi skuadrën e promovuar në Superligë këtë edicion, atë të Vushtrrisë.
Kuq e bardhët pasditën e së martës kanë startuar përgaditjet për duelin e fundjavës, atë kundër Vushtrrisë.
Stërvitja e sotme u mbajt tek fusha ndihmëse,e cila filloi nga ora 17:30 deri në ora 19:00, teksa futbollistët punuan me ushtrimet të cilat u caktuan nga trajnerët e skuadrës.
“Gjilani edhe ditën e nesërme pritet ti vijoj stërvitjet dhe ato do të mbahen në vendin e njejtë, tek fusha me barë artificial”, thuhet në njoftimin e klubit.
Kujtojmë që dueli Gjilani – Vushtrria do të zhvillohet ditën e diel me fillim nga ora 16:00, në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.