Pse duhet të keni një batanije afër kur flini?!

Pse duhet të keni një batanije afër kur flini?!

Pse është problem të fjeturit pa u mbuluar me diçka, edhe pse për ne do ishte më mirë dhe nuk do kishim të nxehtë?

Të qëndroni në gjumë gjatë motit të nxehtë është një nga gjërat që na bën të ndihemi paksa në ‘’siklet’’ kur këto temperatura janë aq të larta për t’u përballuar.

Zgjidhja më e  lehtë për të qëndruar të freskët dhe të flini më mirë do të ishte hedhja e mbulesave tuaja – megjithatë pa marrë parasysh sa djersiteni gjatë gjumit prapë iu duket e pamundur të flini pa një mbulesë.

Temperatura juaj vazhdon të bjerë gjatë gjithë natës. Është mënyra e trupit tuaj për të kursyer energji, kështu që mund të ridrejtohet në sisteme të tjera si tretja.

Çarçafët dhe batanijet e mbajnë trupin tuaj me temperaturë konstante që të mos bjerë shumë poshtë dhe nga të ftohtit të zgjoheni. Ashtu si rënia fillestare e temperaturës së trupit që është një ndihmesë për gjumë, njëjtë janë edhe mbulesat mbi trupin tuaj të lodhur.

KOMENTE