Gjilani ka përmbyllur me humbje ndeshjet kontrolluese në Shqipëri në kuadër të fazës përgatitore parasezonale.
Fillimi i takimit dhe pjesa e parë foli në të mirë të Kf.Gjilanit, të cilët në minutën e 8-të arritën të krijojnë epërsinë në këtë takim, me autor Fiton Hajdarin.
Gjatë kësaj ndeshje kryetrajneri Sedat Pajaziti pushoi lojtarët kryesorë të skuadrës për shkak ngarkesës së madhe dhe për të evituar ndonjë lëndim të mundëshëm nga intensiteti i lartë i stërvitjeve.
Në ndeshjen e sotme morrën pjesë kryesisht lojtarët e rinjë ku edhe u pa forma e tyre.
Pjesa e dytë i takoi skuadrës së Trepçës 89, që edhe e fitoi takimin me rezultat 3:1.
Gjilani edhe nesër do të vazhdoj me stërvitje në Durrës, ku pastaj ata do të kthehen dhe ta përfundojnë fazën përgaditore në Gjilan.