Këshilli Komunal i komunës së Bujanocit, ka miratuar propozimin e Rexhep Lutfiut nga departamenti ekologjik komunal që muaji Prill ti përkushtohet ambientit.
Në bazë të këtij propozimi gjatë muajit Prill do ti kushtohet rëndësi të veçantë ambientit, pastrimit të mjedisit ku jetojmë e po ashtu edhe vetëdijesimit të popullatës për rëndësinë e pastërtisë së ambientit, shkruan Titulli.com.
“Për një ambient të pastër nevojitet edhe pak kujdes e përkushtim ku ndoshta me nivelin e pastërtisë më të mirë do të kemi edhe qen endacak më pak të cilët po ushqehen edhe nga mbeturinat e hedhura vend e pa vend në komunën tonë”, tha Rexhep Lutfiu në seancën e dytë të Këshillit Komunal .
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi duke folur për këtë temë theksoi se kjo është një mundësi ku të gjithë punëtorët pa asnjë dallim.
“Ti përkushtohemi pak ambientit ku jetojmë dhe të kontribuojmë sa do që të mundemi e të mos presim vetëm nga ata të ndërmarrjes komunalia sepse kjo shkon në të mirën tonë”, u shpreh Kamberi.
BURIMI: Titulli.com