Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) ka reaguar ashpër rreth mos përdorimit të gjuhës shqipe në tabelat e komunikacionit ku shprehet emërtimi i vendbanimeve shqiptare për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
KKSH së fundi ka reaguar edhe ndaj Ndërmarrjes Publike “Putevi Srbija” mbi të cilën ngarkohet edhe obligimi për vendosur këto tabela.
Këshilli Kombëtar Shqiptar si një institucion që përfaqëson shqiptarët në drejtim të ushtrimit të së drejtës për përdorim zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip, ka nxjerr vendimin paraprakisht mbi emërtimet tradicionale të vendbanimeve në gjuhën shqipe për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Vlen të theksohet se nëse organet kompetente nuk ndërmarrin masa për vendosur në tabelat e komunikacionit emërtimin e vendbanimeve shqiptare në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, KKSH këtë çështje do ta paraqes edhe para gjykatave kompetente.
BURIMI: Titulli.com