Cilat ushqime ju duhen për shëndetin e trurit, kujtesën dhe përqendrimin?

Cilat ushqime ju duhen për shëndetin e trurit, kujtesën dhe përqendrimin?

Kur kemi parasysh që truri i njeriut është me të vërtetë një organ shumë i rëndësishëm, i cili kujdeset për të mbajtur në lëvizje proceset vitale të trupit të njeriut,përfshirë edhe kujtimet më të vogla të një personi si dhe përqendrimin në gjerat të cilat ne i bëjmë, atëherë e kuptojmë se sa është e nevojshme të kujdesemi për shëndetin e trurit edhe në aspektin e ushqimit.

Shkruan: Ajshe LEKA

Në ushqimet më të mira përshëndetin e trurit, kujtesën dhe përqendrimin përfshihen boronica, avokado, peshku salmon, skumbri dhe sardelet, brokoli, farate kungullit, çokollata e zezë, vaji i ullirit ekstra i virgjër dhe arrat.

Avokado: Falë niveleve të larta të yndyrës së mirë dhe vitaminës K që përmban, ky fryt mund të ndihmojë në uljen e mpiksjes së gjakut, që mund të ndikojë në shëndetin njohës – kujtesën e një personi.

Panxhari: Nitratet dhe antioksidantët që përmban kjo perime ndikojnë në parandalimin e kancerit në tru dhe mund të ndihmojnë në parandalimin e depozitimit të pllakave në tru.

Marulja: Ashtu si shumë perime të tjera me gjethe jeshile, edhe marulja ndikon pozitivisht në funksionimin më të mirë të trurit dhe qarkullimin e gjakut në tru.

Selino: Përmbajtja e luteolinit në selino mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit në mikro-kapilarëte trurit.

Brokoli: Perimet Cruciferus, siç ështëbrokoli, janë ideale për mbajtjen e kujtesës tuaj të paprekur, në sajë të vitaminës K dhe përmbajtjes së kolinës.

Çokollate e zezë: E pasurme flavonols dhe antioksidantë të tjerë, çokollata e zezë është e njohur si mbrojtëse e shëndetit të trurit.

Peshqit: Salmoni,skumbri dhe sardelet, të cilat njihen për përmbajtjen e lartë me acide yndyrore Omega-3, janë të nevojshme për të reduktuar inflamacion dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e trurit nga stresi oksidativ. Gjithashtu, ndihmojnë në reduktimin e depozitimit të pllakave dhe parandalojnë zhvillimin e sëmundjes neurodegjenerative.

Shafran i Indisë: Një nga aromat më të pasura me antioksidantë në çdo kuzhinë, përbërësi aktiv i shafranit, kurkumi, është i njohur për të rritur kujtesën dhe fokusin.

Domatet: Janë të pasura me Lycopene, një antioksidant i fuqishëm që parandalon stresin oksidativ në rrugët nervore.

Rrushi pa fara: Hulumtimet ka treguar se rrushi i zi pa fara, me përmbajtjen e lartë të anthocyanins, mund të mbrojë nga inflamacioni kronik.

Fara kungulli: Ekzistojnë acide yndyrore të magnezit dhe omega-3 në këto fara, të cilat mund të zvogëlojnë inflamimin e trurit.

Fara luledielli: Omega-6 dhe acide yndyrore omega-3 në këto fara ndihmojnë në rritjen e kujtesës dhe përqendrimit.

Spinaqi: Vitamina K gjendet në sasi të mëdha në spinaq dhe njihet për ndikimin në rritjen e funksionit të trurit.

Vaji i kokosit: Acidet yndyrore në vaj kokosimetabolizohen në ketone, të cilat janë lëndë djegëse me efikasitet të lartë për trurin.

Karota: Përmbajtja e sasisë me lutein dhe zeaxanthine bëjnë karotën një ushqim ideal për nxitjen e trurit që mund të eliminojë inflamacionin.

Erëzat: Rozmarina përmbajnë acid rosmarinik, i cili luan rol të rëndësishëm për kujtesën dhe fokusimin e përmirësuar të trurit.

Ushqime të tjera që mund të përmirësojnë funksionin e trurit, përfshijnë perime me gjethe jeshile, si kale, kastraveci zviceran dhe marule romaine, llojetë ndryshme të peshkut, si troftë, ton, që gjithashtu janë ushqime të mira për trurin.

Autorja është konsulentë për nutricion dhe dietologji: fb.com/nutricistedietologe

KOMENTE