Nis manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit”

Nis manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit”

Me një orë letrare në shtëpinë e kulturës në Bujanoc filloi manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit” për nderë të rënies heroike të Ridvan Qazimit-Komandant Lleshit dhe dëshmorëve të tjerë në konfliktin e vitit 2001 të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Në prani të familjarëve, veteranëve dhe përfaqësuesve të jetës publike e shoqërore lokale ky manifestim nuk gjeti edhe flamurin kombëtar shqiptar brenda sallës ku po mbahej aktiviteti, shkruan Titulli.com.

Në emër të këshillit organizativ, Mustafë Alishani falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe bëri edhe hapjen zyrtare të manifestimit si dhe shpalosi agjendën e përgatitur nga këshilli organizativ.

“Të nderuar pjesëmarrës të këtij manifestimi prej sot shpallim të hapur manifestimin sipas agjendës së caktuar si dhe ju bëjë thirrje që ti përgjigjeni sa më masovikisht këtij manifestimi në nderë të 17 vjetorit të rënies së komandant Lleshit”, deklaroi Alishani.

Programi kulturorë vazhdoi me orë letrare nga nxënësit shkollave shqiptare në komunën e Bujanocit të cilët recituan poezi me karakter kombëtarë.

Dita e parë e manifestimit u përmbyll me një monolog nga nxënësi i shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc kurse për recituesit u nda edhe nga një libër të dërguara nga Shqipëria.

Manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit” do të vazhdojë deri në përmbylljen me akademinë përkujtimore.

BURIMI: Titulli.com

 

MANIFESTIMI TRADICIONAL “DITËT E KOMANDANT LLESHIT”

AGJENDA

23 Maj
11:00 – 12:30 Ora letrare – Shtëpia e Kulturës

24 Maj
13:00 Marshuta për te vendi I rënies së Komandant Lleshit – nisja bëhet nga Stadiumi i KF “Tërnocit”

15:00 Vizitë familjarëve të Komandant Lleshit

15:30 Vizitë muzeut

16:00 Ndeshja e futbollit

25 Maj
14:00 Homazhe te lapidari – vendosja e kurorave

15:00 Akademi përkujtimore – Salla e madhe e Shtëpisë së Kulturës

KOMENTE