Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, ka shpërndarë 200 çanta për nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjilanit. Secila çantë perbëhej nga gjërat më elementare për mësim, si lapsa, fletore etj.
Kryetari i KBI-së Naim Aliu ndër tjerash theksoi se “kësaj radhe pasiqë numri i çantave është i limituar kemi vendosur që këto çanta t’i dhurojmë nxënësve të fshatrave më të largëta të komunës si në Zhegovc, Muqibabë, Shurdhan, Capar, Llofcë etj”.
Ndihma e sotme ka qenë vetëm një nga aktivitetet humanitare gjatë këtij viti. Ngase shumë qytetarë janë ndihmuar në bazë të kërkesave të tyre konkrete.