DYLON

Policia me ligjëratë vetëdijësuese në shkolla

Policia me ligjëratë vetëdijësuese në shkolla
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti Sektorial dhe ai i Komunitetit të Stacionit Policor në Gjilan sot me datën 13.09.2024, në shkollën e mesme të ulët ‘’Rexhep Elmazi’’ në Gjilan kanë realizuar një ligjëratë vetëdijësuese për parandalimin e dukurive negative në shoqëri, me theks të veçantë substancave narkotikëve.

Ky projekt është organizuar nga nxënës të kësaj shkolle, i përkrahur nga psikologu i shkollës, në mbështetje nga UNICEF dhe në bashkë me drejtorinë e shkollës.

EkoHigjiena

Interesimi i nxënësve gjatë ligjërimit ka qenë mjaft i madh, nxënësit kanë qenë të inkuadruar në bashkëbisedim për mundësinë e ndikimit në parandalim e çfarë do dukurie negative në mesin e shkollës  të tyre.

Policia e Kosovës punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.