Lëvizja Qytetare “Vatra” ka proceduar kërkesë për ndryshimin e ligjit për shtetësi tek Ministria e Punëve tè Brendshme.
Zèdhènèsi kësaj Lëvizjeje, Fikri Mehmeti ka bërë me dije se gjatè takimit me zv.kryeministrin Behgjet Pacolli dhe me Ministrin e Punëve tè Brendshme, Flamur Sefaj, “Vatra” ngriti kërkesën për përmirësimin e ligjit për shtetësi. Ligj ky i cili është diskriminues për shqiptarè e dëbuar gjatè luftës sè fundit nè Kosovè.
Mehmeti bëri të ditur se Lëvizja Qytetare “Vatra” dhe deputeti popullorè nga parlamenti i Serbisë Fatmir Hasani u pajtuan qè bashkërisht tè marrin obligimet e mëtutjeshme tè cilat kanè tè bëjnë me ndryshimin e ligjit për shtetësi.
“Ne do tè vazhdojmë takimet dhe aktivitetet e përbashkëta me Ministrin e Punëve tè Brendshme, deputetin Hasanin dhe me tè gjitha instancat relevante derisa tè pajisen tè gjithë shqiptarèt e dëbuar nga Serbia nè gjendje lufte, tè cilët padrejtèsisht lasht e 18 vite vazhdojnë tè mbeten pa identitet nè Kosovè, dhe me pasivizim tè identitetit nè Serbi”, thotë Mehmeti i Vatrës.