• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Nacionale
  3. Turqia do të vazhdojë të mbështes zhvillimin ekonomik të Kosovës
Nacionale

Turqia do të vazhdojë të mbështes zhvillimin ekonomik të Kosovës

by Redaksia 2LONLINE 19 Shtator, 2017 2 min read
 Turqia do të vazhdojë të mbështes zhvillimin ekonomik të Kosovës

Turqia si vend mik do të vazhdojë të mbështes Kosovën në të gjitha proceset, e veçanërisht në rrugën e saj drejt zhvillimit ekonomik, ka deklaruar Ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kivilcim Kiliç gjatë takimit që zhvilloi sot me kreun e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Vadrin Lluka.

Ministri Lluka ka vlerësuar lartë marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Turqi, ku një vend të rëndësishëm zë edhe bashkëpunimi i mirë ekonomik, duke theksuar interesimin e Qeverisë që ky bashkëpunim të avancohet edhe më tutje.

Më tej, Ministri Lluka ka njoftuar diplomaten turke me orientimet e MZHE-së, ku ka nënvizuar sektorët strategjikë si energjia, minierat, teknologjia e informacionit, sektorë të cilët sipas tij janë mjaft atraktivë për investime të jashtme, përfshirë edhe ivestitorët turq.

Turqia hyn në vendet me nivel më të lartë të investimeve direkte në Kosovë, duke llogaritur këtu investimet në sektorin e energjisë dhe atë të infrastrukturës.

Nga ana e saj, Ambasadorja Kiliç, duke uruar Ministrin Lluka për detyrën e re, ka shprehur vullnetin e shtetit turk për të avancuar agjendën ekonomike mes dy vendeve në interes të të dyja palëve.

Tags: ambasadorja Kivilcim Kiliç MZHE nacionale Turqia Vadrin Lluka
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

OAK – Qeverisë: Keni bllokuar qindra biznese dhe mijëra vende pune

25 Maj, 2022
Policia

IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

25 Maj, 2022
Nacionale

Major Ilir Beqiri dhe Major Dedë Hiseni diplomuan me rezultate të shkëlqyera

25 Maj, 2022
Shneta

Vitia nënshkruan marrëveshje me “Kuwait Society for Relief” për ndërtimin e Ambulancës

25 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Xhabir Hamiti ambasadori i ri i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, dorëzon letrat kredenciale

18 Dhjetor, 2021

REAGIM: Kriza energjetike është në radhë të parë krizë e vendimmarrjes dhe politikave të munguara!

17 Dhjetor, 2021

Presidentja e Kosovës pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e Lituanisë

13 Dhjetor, 2021

Alban Hyseni: Sakrifica, puna dhe gjithçka për të cilën ka luftuar Astriti, do të jenë gjithmonë në memorien tonë e do të na përcjellin përherë

5 Nëntor, 2021

Nga 1.619 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në Covid

5 Nëntor, 2021

Odat Amerikane të Evropës të përkushtuara ndaj ndryshimeve klimatike

2 Nëntor, 2021

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com