Komuna e Kamenicës po vazhdon me dëgjimet publike për hartimin e buxhetit 2020-2022.
Kryetari Qëndron Kastrati, nënkryetari Faton Jakupi, Drejtoria për Buxhet dhe drejtoritë e tjera komunale, po dëgjojnë nga afër kërkesat e qytetarëve nga secili lokalitet.
Në dhjetë dëgjimet e para publike të mbajtura bashkë me KDI-në, janë marrë të gjitha kërkesat prioritare nga qytetarët.
Ditëve në vijim këto dëgjime publike do t’i vazhdojmë bashkë me organizatën NOPM dhe qytetarët do të kenë mundësinë të tregojnë për nevojat e tyre.
Dëgjimi publik sot do të mbahet në Koretin dhe Petrit, ndërkaq nesër do të vazhdojmë me Shipashnicën e Epërme në ora 16:00 dhe Shipashnicë të Poshtme në ora 18:00.