Agim Hyseni ka bërë me dije se Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan nëpërmjet shoqatës humanitare Bereqeti sot ka shpërndarë 7.000 kg mish kurbani.
Kjo sasi e mishit është një pjesë e mishit të kurbaneve të therur në organizimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Përfituesit e këtij organizimi ishin jetimët e komunës së Gjilanit, komuniteti romë, shoqata e veteranëve si dhe shtresa të tjera të shoqërisë. /2LONLINE