Shumica prej nesh vazhdojnë t’i hanë këto ushqime potencialisht kancerogjene.
Por, më poshtë ne po ju rendisim edhe 4 lloje të tjera ushqimesh që për një sërë arsyesh, mund t’ju vrasin më shumë sesa proshuta.
Pijet alkoolike
Ju pëlqen apo jo alkooli është një kancerogjen i njohur. Dhe nëse pija juaj e zgjedhur është një gotë verë e kuqe, një birrë e ftohtë ose një martini. Sa më shumë alkool që të konsumoni rregullisht, aq më i lartë është rreziku juaj për zhvillimin e llojeve të caktuara të kancerit, sipas Institutit Kombëtar të Kancerit. Në fakt, një studim i më shumë se 28.000 grave zbuloi se çdo pije e konsumuar në ditë u shoqërua me një rritje të rrezikut prej 12% për kancerin e gjirit. Hulumtime të tjera zbuluan se një pije e përditshme alkoolike rrit rreziqet për kancerin e zorrës së trashë me 7%.
Patate të skuqura dhe patatina
Këtu ka diçka që ndoshta nuk e dini: Patatet përmbajnë një aminoacid të quajtur asparagin. Dhe kur ato janë skuqur, asparagina prodhon një kimik të quajtur akrilamid. Akrilamid përdoret në prodhimin e plastikës dhe gjendet gjithashtu në tymin e cigareve, kështu që nuk është befasi që të konsiderohet kancerogjen i mundshëm. Në fakt, OBSH thotë se nivelet e larta të akrilamidit në ushqim përbëjnë një “shqetësim madhor”. Ndoshta për shkak se studimet tregojnë se niveli më i lartë i akrilamidit në gjakun tuaj shoqërohet me një rrezik në rritje për kancerin e gjirit, kancerit endometrial, ovarian dhe renal.
Drithërat
Patatja nuk është ushqimi i vetëm që prodhon akrilamid kur gatuhet në temperaturë të lartë. Shoqata Amerikane e Kancerit thotë se është ende e panjohur nëse ngrënia e këtyre ushqime do t’ju shkaktojë kancer, por rekomandojnë shkurtimin e marrjes së akrilamidit.
Qumësht, vezë, pulë dhe djathë
Kur bëhet fjalë për ushqime me bazë shtazore, proshutat nuk “i meritojnë” të gjitha fajet. Hulumtimi zbuloi se njerëzit e moshës 50-65 vjeç, të cilët kanë marrë të paktën 20% të kalorive të tyre nga proteina me origjinë shtazore, kanë katër herë më shumë gjasa të vdesin nga kanceri krahasuar me ata që kanë marrë më pak se 10% të kalorive të tyre nga proteina me bazë shtazore.