DYLON

Voziste i dehur, gjobitet dhe i konfiskohet patentë shoferi

Voziste i dehur, gjobitet dhe i konfiskohet patentë shoferi
Avatar photo Redaksia

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë në pikët të kontrollit të automjeteve në fshatin Rubovc, komuna e Kamenicës ka ndalur një automjet me targa vendore me vozitës kosovar shqiptar. Gjatë kontrollit të dokumenteve është dyshuar se vozitësi mundë të jetë nën ndikim të alkoolit. Të njëjtit pasi që i është matur alkooli me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 1.02 pronila.

Zyrtarët policor ndaj këtij kundërvajtësi kanë shqiptuar gjoba në vlerë prej katërqind (400) euro, dy (2) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej nëntë (9) muaj

EkoHigjiena

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë, njofton Policia e Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.