DYLON

ROADPOL targeton shoferët nën ndikim të alkoolit

ROADPOL targeton shoferët nën ndikim të alkoolit
Avatar photo Redaksia

Realizimi i aktiviteteve operacionale sipas planit ROADPOL për muajin Dhjetor 2024 – “Kontrolli i shoferëve për përdorim të alkoolit”

Në kuadër të javës së aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2024 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 16 deri 22 Dhjetor 2024, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.

EkoHigjiena

Në fokus policia ka pasur kontrollin e shoferëve për përdorim të alkoolit, me ç’rast nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar 1,446 pika të kontrollit të automjeteve, janë kontrolluar 924 shoferë dhe ndaj 14 shoferëve që kanë rezultuar nën ndikim të alkoolit janë ndërmarrë masa ligjore.  /2LONLINE/