DYLON

Karateistët kosovarë garojnë në Premier Ligën e karatesë në Dubai, këto janë rezultatet

Karateistët kosovarë garojnë në Premier Ligën e karatesë në Dubai, këto janë rezultatet
Avatar photo Elife Sherifi

Fortesa Orana ka shënuar një fitore në Premier Ligën e karatesë, që po mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Orana e nisi mirë rrugëtimin e saj drejt medaljes në kategorinë +68 kilogramë, duke mposhtur Pamela Rodriguez të Republikës Dominikane, ndërsa në të dytën humbi nga kampionia e botës 2018, grekja, Eleni Chatziliadou.

Orana shënoi suksesin më të madh nga garuesit kosovarë në Dubai, pasi Adelina Rama (-61 kg), Elhami Shabani (-75 kg) dhe Herolind Nishevci (+84 kg), nuk arritën të kalojnë luftën e parë.

EkoHigjiena

Nishevci u mund 1:0 nga Seck Babacar i Spanjës, Adelina Rama u mposht 2:0 nga Anita Serogina e Ukrainës, medaliste e bronztë e Evropës 2019, ndërsa Elhami Shabani pësoi humbje nga Ivan Korabau i Bjellorusisë me vendim të gjyqtarëve, pasi rezultati ishte 1:1.

Gara e Dubai 2020 vlente për pikë Olimpike Tokyo 2020.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.