Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka shpallur rezultatet përfundimtare për drejtorë të katër Spitaleve të Përgjithshme të Kosovës.
Doktor Arsim Emini është zgjedhur drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan.
Doktor Fazli Shala është zgjedhur drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.
Doktoresha Luljeta Zhubi është zgjedhur drejtoreshë e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës.
Pulmulogia Shefkie Shatri është zgjedhur drejtoreshë e Spitalit të Përgjithshëm Në Vushtrri.
Të gjithë kandidatët e pakënaqur me rezultatin kanë të drejtë ankese brenda 15 ditësh nga shpallja e rezultatit. Ankesa dorëzohet në zyrën e Burimeve Njerëzore, për Komisionin e ankesave në SHSKUK. /2LONLINE/