DYLON

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur në takimi Ambasadoren e Francës, Marie Christine Butel

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur në takimi Ambasadoren e Francës, Marie Christine Butel
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e takimeve me ambasadorët e vendeve partnere, ministri i mbrojtjes Armend Mehaj ka pritur dje në takim, ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.

Me këtë rast, Ministri Mehaj me Ambasadoren Butel kanë diskutuar për zhvillimet e reja gjeopolitike pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe ndikimit të tyre në rajonin tonë.

EkoHigjiena

Gjithashtu ai  e ka njoftuar ambasadoren me interesimin  për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Francën në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, në funksion të interesave të përbashkëta, si dhe paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

Gjithashtu Ministri Mehaj ka  ritheksuar synimet e Kosovës për integrime euroatlantike duke kërkuar edhe mbështetjen e Francës, si vend shumë i rëndësishëm i Aleancës Veriatlantike dhe Bashkimit Evropian.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.