Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati bashkë me Shefin e Kabinetit Meriton Ramabaja, sot kanë vizituar Qendrën Mjekësore Familjare (QMF) në Roganë.
Kreu i Komunës tha se stafi mjekësor i njoftoi për mbarëvajtjen e punëve dhe sfidat që ata hasin.
“Shëndetësinë e kemi prioritet dhe si qeverisje po bëjmë krejt çka është e mundur për përmirësimin dhe avancimin e shëndetësisë në komunën tonë”, u shpreh ai.
Ai poashtu përgëzoj stafin mjekësor për punën që po e bëjnë.