DYLON

Akademia Universale e Paqes Globale nderon Lutfi Hazirin me çmimin “Nelson Mandela”

Akademia Universale e Paqes Globale nderon Lutfi Hazirin me çmimin “Nelson Mandela”
Avatar photo Redaksia

Akademia Universale e Paqes Globale e OKB’së, e ka nderuar të martën kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, me çmimin “Nelson Mandela”, me motivacionin për promovimin e paqes në Gjilan dhe Kosovë.

Në ceremoninë zyrtare në Tiranë, çmimin ia ka dorëzuar Hazirit i deleguari i Akademisë Universale të Paqes Globale të OKB’së, Madhu Krishan.

Kryetari Haziri e ka falënderuar Akademinë Universale të Paqes Globale të OKB’së për nderin që ia kanë bërë, ndërkaq ka theksuar se ndihet krenar që ky është çmimi i katërt më i rëndësishëm ndërkombëtar për të.

EkoHigjiena

“Këtë çmim ua dedikoj qytetarëve të Gjilanit, të cilët në katër palë zgjedhje lokale ma kanë dhënë besimin që t’iu prijë atyre. Gjilani, në vitin 2014 është shpallur si Qytet i Paqes nga ana e Parlamentit Europian. Jemi qyteti ku që e promovon tolerancën e dialogun ndërfetar dhe ndëretnik dhe për neve diversiteti është vlerë. Faleminderit shumë Akademisë Universale e Paqes Globale dhe të deleguarit z. Madhu Krishan për vlerësimin. E falënderoj, po ashtu, edhe Dr. Shefki Hysa, guvernator i Misionit Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet”, ka thënë Haziri.

Këtë ngjarje e ka përshëndetur edhe Petro Koçi, zëvendësministër i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.