Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka bërë të ditur se bashkë me koordinatoren e OKB-së për Zhvillim dhe përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Kosovë znj. Ulrika Richardson, u takuan me përfaqësuesin e Xhamisë së Madhe në Kamenicë, Zekirja Sermaxhaj dhe përfaqësuesin e Kishës Ortodokse, Dragisa Jerinic.
“Në këtë takim diskutuam për sfidat me të cilat ballafaqohemi si komunë dhe perspektivën tonë për të ardhmen. Zonjës Richardson i propozuam disa projekte që kanë rëndësi për Kamenicën dhe i shpalosëm edhe idenë e ndërtimit të një parku botanik në Kamenicë”, ka thënë Kastrati.
Ai është shprehur falënderues ndaj përfaqësueses së përhershme të UNDP-së znj.Ulrika Richardson, për vizitën e saj dhe vullnetin që e ka për të ndihmuar.