DYLON

RDK viziton Luginën!

RDK viziton Luginën!
Avatar photo Redaksia

“Lugina e shtypur”, kështu është quajtur konferenca e cila u mbajt në Bujanoc, organizuar nga #zeropozitive, në bashkëpunim me Rininë Demokratike të Kosovës (RDK), Dega në Gjilan.

Erlehta Osmani kryetare e rinisë tha se RDK-ja e Gjilanit, bashkë me kryesinë e qendrës, kanë takuar kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Shukri Imerin, kryetarin e Bujanocit, Shaip Kamberin, kryetarin e Partisë Demokratike të Shqiptarëve, Ragmi Mustafën, si dhe të rinjtë e partive shqiptare të Luginës.

Po ashtu, kanë bërë homazhe pranë varrit të veprimtarit të shquar të Luginës, Jonuz Musliut.

EkoHigjiena

“Sot, ishte një ditë e veçantë, një ditë e cila të mbush me motiv për të vazhduar këtë rrugëtim që kemi nisur”, ka thënë Erlehta Osmani.

Ndërsa Gentian Nevzati – zëdhënës i RDK tha se pas takimeve, me të rinjtë, shokët tanë të Luginës, kemi zhvilluar një shëtitje në sheshin e Preshevës, me të rinjtë e këtij qyteti. “Ne, rinia kudo që jemi, ndjejmë përgjegjësinë edhe të secilit institucion, për të kontribuar, për të ecur tutje çështja e interesit nacional, si të drejtat themelore të njeriut, zhvillimi ekonomik dhe mënjanimi i çdo lloj margjinalizimi”, ka thënë ai.

Qytetarët e Luginës, nuk mund të jenë vetëm, përball situatave të reja në Ballkan, aq më pak ndaj sfidave që imponon Serbia ndaj tyre si në arsim, njohja e diplomave, punësimi në nivelin qendror e lokal, përfaqësimi politik dhe institucional i shqiptarëve dhe çështje tjera që rikonfirmojnë vullnetin e të gjitha shteteve për fqinjësi të mirë dhe reciprocitet.

“Ne, përkrahim fuqishëm interesin e qytetarëve të Luginës, në veçanti të rinisë së Luginës dhe do të jemi gjithmonë së bashku”, ka thënë Gentian Nevzati, zëdhënës i RDK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.