Gjilani ka arritur të mbijetojë në Superligë pasi ka fituar duelin e barazhit ndaj Besës 1:0.
Kapiteni i gjilanasve, Ylber Kastrati ka folur fjalë të mëdha për edicionin e ri në Superligë. Kastrati ka zbuluar se presidenti i klubit, Florim Zuka – Tali ka thënë fjalë të mëdha.
“Presidenti ka dhënë fjalë të mëdha për edicionin e ri dhe ai e mban fjalën”, shtoi Kastrati.
Ai ka konfirmuar se shumica e lojtarëve nuk kanë kontrata me klubin dhe mund të ketë prurje të reja.
“Faleminderit ‘Skifterave’ për përkrahjen, kurse Besës i uroj që vitin e ardhshëm të kthehet në Superligë pasi kjo skuadër e meriton këtë nivel garash”, përfundoi Kastrati.
Golin e vetëm në takimin e shënoi sulmuesi Keita Razak.