DYLON

Lutfi Haziri i dorëzon detyrën e kryetarit Olti Suliqit

Lutfi Haziri i dorëzon detyrën e kryetarit Olti Suliqit
Avatar photo Redaksia

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ia ka dorëzuar detyrën Olti Suliqit, i cili së bashku me ekipin e tij do ta ushtrojnë këtë funksion për dy ditë.

“Sot është moment i veçantë pasi do të ushtrohet detyra e kryetarit dhe pozitave të tjera nga ana e fëmijëve të zgjedhur për dy ditë në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Fëmijët e të gjitha komuniteteve do të udhëheqin dhjetëra aktivitete sot dhe nesër dhe në fund do të zgjedhim projektin për financim. Urime kryetarit Olti Suliqit, i cili, do ushtroj detyrën e kryetarit dhe ekipit të tij”, ka thënë Haziri.

Kreu i Gjilanit ka uruar që çdo fëmijë i Kosovës dhe i botës që të gëzojë të drejtat e barabarta, të trajtohen dhe të mbështeten në familje, shkollë dhe komunitet.

EkoHigjiena

Ushtruesi i detyrës së kryetarit dhe ekipi i tij gjatë ditës do të vizitojnë Policinë e Kosovës, do të vendosin një pano para teatrit të qytetit, do të vizitojnë repartin e Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm, për të përfunduar me vizitën në çerdhen e fëmijëve “Poema”.

Përbërja e fëmijëve që do t’i ushtrojnë detyrat në ekzekutiv është si vijon:

Olti Suliqi – Ushtrues detyre i kryetarit

Andi Daku – Ushtrues detyre i nënkryetarit të Komunës

Kanina Mehmeti – Ushtrues detyre e kryesueses së Kuvendit

Melisa Jakupi – Ushtrues detyre e shefit të Kabinetit të Kryetarit

Fjolla Murati – Ushtrues detyre e asistentes së Kryetarit të Komunës​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.