Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Novobërdë, njësiti patrullues gjatë patrullimit ka hasur në personin e dyshuar, i cili kishte pasur me vete një armë (pushkë gjuetie) dhe i njëjti nuk posedonte leje për armëmbajtje.
“Të dyshuarit i është konfiskuar arma dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor”, thuhet në raportin e policisë.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.