DYLON

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni priti ambasadorin e Malit të Zi, Ferhat Dinosha

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni priti ambasadorin e Malit të Zi, Ferhat Dinosha
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e vizitave të ambasadorëve të vendeve mike, ministri i Mbrojtjes Anton Quni, priti sot ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha. Në fillim, ambasadori Dinosha uroi Ministrin Quni dhe gjithashtu përcolli urimet e homologut të tij malazez për Ditën e pavarësisë dhe marrjen e detyrës së ministrit të mbrojtjes.

Ai në fjalën e tij, përcolli zotimin e autoriteteve shtetërore të Malit të Zi për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral dhe mbështetjen e Kosovës në rrugën e integrimit evropian dhe euroatlantik në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si vend fqinj dhe miqësor. Ai shprehu interesimin për integrimin e mëtejmë të pjesëtarëve nga radhët e komunitetit malazez në kuadër të integrimit të pjesëtarëve nga radhët e të gjitha komuniteteve tjera jo shumicë në Kosovë.

Duke i uruar mirëseardhje, Ministri Quni shprehu vlerësimin e lart për bashkëpunimin e deritashëm bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Malit të Zi me interesimin për intensifikimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi në fushat e interesit të përbashkët në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë.

EkoHigjiena

Lidhur me çështjen e integrimit të pjesëtarëve nga radhët e komunitetit malazez, Ministri Quni, theksoi se FSK-ja është institucion i të gjithëve dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit, pa dallime etnike, racore, gjinore e fetare, dhe se pjesëtarët e komunitetit malazez, sikur edhe pjesëtarët tjerë nga komunitetet tjera jo shumicë, janë të mirëpritur të inkuadrohen në radhët e FSK-së dhe të japin kontributin e tyre në shërbim për të mirën e përbashkët.

Në delegacionin pritës të Ministrit Quni ishin shefi i Kabinetit, Jashar Ramadani dhe këshilltari ushtarak kolonel Hamdi Pollomi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.