DYLON

Përurohet laboratori i Mikrobiologjisë në Klinikën Infektive

Përurohet laboratori i Mikrobiologjisë në Klinikën Infektive
Avatar photo Redaksia

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës sot u përurua laboratori i modern mikrobiologjisë, i bërë me fondet e projektit “Mbështetje për Sistemin Shëndetësor të Kosovës”, nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Në këtë ceremoni morën pjesë Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu dhe ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando.

Ministri Vitia theksoi se përurimi i këtij laboratori është një tregues i qartë se ky projekt italian po jep rezultate të drejtpërdrejta në fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve shëndetësore kosovare, për t’u ballafaqur me sfida serioze të shëndetit publik, siç janë edhe infeksionet spitalore dhe rezistenca antimikrobike.

EkoHigjiena

“Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar vitin që shkoi Planin Strategjik për Rezistencën Antimikrobike 2019-2021 si dhe ka nxjerrë vendimin për themelimin e Grupit Ndërsektorial për Kontrollin e Rezistencës Antimikrobike (GNKRA), i cili është përgjegjës për zbatimin e Planit të Veprimit. Në zbatim të këtij Plani të veprimit që përfshin gjithsejt 47 aktivitete të parapara për t’u realizuar për 3 vjet, 26 prej këtyre aktiviteteve mbështeten nga AICS, në mesin e të cilave edhe aktiviteti që po realizohet sot me përurimin e Laboratorit klinik të Mikrobiologjisë”, nënvizoi ai.

Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë do të jetë në nivel të përgjegjësisë që i takon, duke mbështetur institucionet në adresimin e çdo problemi të shëndetit publik dhe njëkohësisht, duke mbajtur partneritetin serioz me të gjithë kontributorët në shëndetësi siç është edhe ky investim i përuruar sot.

Në fund, Ministri Vitia, ka shprehur besimin e tij se pajisijet e reja të përdoren, ruhen e mirëmbhaen me kujdes, në mënyrë që t’i shërbejnë përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe ngritjes së cilësisë së tyre , ai ka falenderuar Agjenicën Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim për investimin e bërë.

Ndërsa, ambasadori italian, Nicola Orlando, tha se Italia do të jetë përkrahë partnerëve siç është Kosova.

“Gjindemi para sfidave që nuk kanë kufinjë, Italia është në linjën e parë që përballet me këto sfida, mbi të gjitha Italia do jetë afër partnerëve të saj, në këtë rast Kosovës, ky projeet që pamë sot është punë 10 vjeçare e Agjencisë për Zhvilllim dhe Bashkëpunim në Kosovë” theksoi ambsadori Orlando

Ai theksoi se janë shumë të kënaqur me kapacitetin dhe vullnetin e punëtorëve shëndetësorë të Kosovës.

Duke e falënderuar për investimin e bërë, drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, ka ndarë një mirënjohje për Ambasadorin italian dhe Agjencinë për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.