Kandidatja për Kryeministre të vendit, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot Anamoravën, konkretisht Komunën e Vitisë.
Ajo është takuar me anëtarë të kësaj partie, gra, kryetarin e Vitisë, Sokol Haliti, atë të Gjilanit, Lutfi Haziri dhe deputetë të LDK-së nga kjo anë e Kosovës, duke zhvilluar takime dhe bashkëbisedime.
Në rrjetet sociale, deputetja në detyrë e LDK-së, Valentina Bunjaku – Rexhepi ka publikuar pamje nga vizita e Vjosa Osmanit, duke shkruajtur:
“Kryeministre në ardhje së bashku me kryetarin z.Lutfi Haziri, z.Sokol Haliti.
Faleminderit Vitia.
#BesëLidhja”.