DYLON

Kosova U15 mposhti Maqedoninë e Veriut

Kosova U15 mposhti Maqedoninë e Veriut
Avatar photo Elife Sherifi

Kombëtarja e Kosovës U15 ka shënuar fitoren e dytë në kuadër të turneut “Friendly Development Tournament” që po zhvillohet në Shkup.

Pas fitores së djeshme kundër Shqipërisë, të përzgjedhurit e Gazmend Halitit,  kanë arritur të mposhtin Maqedoninë e Veriut, me rezultat 1:0.

Pas një loje të fortë dhe të barabartë, me raste si nga njëra ashtu edhe skuadra tjetër, në fund fitores iu gëzuan Dardanët, me golin e shënuar nga Denis Ramadani, në minutën e 78-të. Kësisoj, tani Kosova pas dy ndeshjeve kryeson renditjen me 6 pikë, derisa të premten do të luajë ndeshjen e fundit kundër Malit të Zi, kombëtare e cila ka 4 pikë, pasi sot e ka mundur Shqipërinë, 3:0.

EkoHigjiena

Pas ndeshjes përzgjedhësi Gazmend Haliti theksoi se ekipi i tij e dominoi lojën, ndonëse vërehej qartë lodhja tek futbollistët për shkak të angazhimit në ndeshjen e djeshme, por edhe për shkak të temperaturave të larta.

“Krijuam shumë raste por nuk i shfrytëzuam. Kjo shumë lehtë ka mundur të na hakmerret, ngase edhe vendasit patën disa mundësi. Megjithatë, në minutat e fundit i bëmë presion kundërshtarit dhe kjo gjë rezultoi e suksesshme, pasi dy minuta para fundit shënuam golin e fitores. I përgëzoj futbollistët për angazhim dhe disiplinë”, ka thënë Haliti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.