Notari me të ardhme të ndritur, Arti Krasniqi, tani e tutje do të garojë për Kosovën. 20-vjeçari, notar i ujërave të hapura, deri në vitin 2017 ka garuar për Gjermaninë, shtet ky me të cilin nuk i kanë munguar sukseset.
Federata e Notit të Kosovës ka marrë edhe zyrtarisht lejen nga Federata Gjermane e Notit, për ta lejuar Artin të garojë për vendin tonë.
Krasniqi do të debutojë javën e ardhshme në Patra të Greqisë, ku prej 25 – 31 gusht 2019 do të mbahen Lojërat e dyta Mesdhetare në Rërë Patra 2019, në të cilat Komiteti Olimpik i Kosovës do të marrë pjesë për herë të parë.
Arti në fund të muajit qershor u bë kampion i Gjermanisë në 10 kilometra, kurse për disa vjet është bërë kampion në Maratonën Ndërkombëtare Kosova 2019, në distancë 4.2 kilometra.