DYLON

Kosova e pafat, lëndohet edhe një futbollist i Përfaqësueses

Kosova e pafat, lëndohet edhe një futbollist i Përfaqësueses
Avatar photo Elife Sherifi

Përfaqësuesja e Kosovës po vazhdon të përballet me mungesa të lojtarëve, si pasojë e lëndimeve të tyre. Pas mungesave të sigurta të Arbër Zenelit dhe Hekuran Kryeziut, ishte Milot Rashica ai që pësoi dëmitim.

Tani në dyshim është edhe Herolind Shala për ndeshjet e shtatorit, pasi ka pësuar një frakturë  në dorën e djathtë. Ai pritet të futet në operim dhe do të mungoj disa javë. Numri i lëndimet ka shkuar në katër.

Marrë parasysh se të gjithë lojtarët e lënduar janë nga yjet e skuadrës kosovare pritet të krijojnë zbrazëtira dhe mungesë të dukshme në fushë ne ndeshjet ndaj Cekise dhe Anglise.

EkoHigjiena

Mbetet të shihet strategjia e trajnerit, Bernard Challandes nëse mund të mbulohen hapësirat bosh të skuadrës me lojtarët e rinj.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.