Pas raportimeve nga qytetarët për hudhjen e mbeturinave prapa Shtëpisë së Kulturës, te rruga “Nënë Tereza”, Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat e Komunës së Kamenicës, ka dal menjëherë në teren.
Zyrtarët nga DSHPAI kanë bërë pastrimin e kësaj pjese nga mbeturinat e hedhura nga qytetarët, edhe pse po e njejta drejtori ka vendosur shenjat se ndalohet hudhja e mbeturinave në këto pjesë.
Pas pastrimit të saj, DSHPAI dhe Komuna u bën lutje qytetarëve që të kenë kujdes në hapësirat publike, sepse një mos respektim i tillë nënkupton gjoba.