DYLON

Komisioni i Garave merr vendim për inicime disiplinore ndaj Dritës dhe Gjilanit

Komisioni i Garave merr vendim për inicime disiplinore ndaj Dritës dhe Gjilanit
Avatar photo Elife Sherifi

Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati në mbledhjen e mbajtur më datën 18.02.2020, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2019/2020.

Komisioni administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj bazuar në nenin 75 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto:

V E N D I M E

EkoHigjiena

Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

Inicime disiplinore

-ndaj FC Drita, për shkak se tifozët e këtij klubi ”Intelektualët” në minutat e 12 dhe 17, hodhën në fushë disa shishe PVC, në ndeshjen e javës së 18-të Drita – Gjilani.

-ndaj SC Gjilani për shkak se në minutat e 46 dhe 65 simpatizuesit e këtij klubi kanë hedhur shishe PVC dhe tri (3) kanaçe në fushë, ndërkaq në minutën e 72, goditet në shpinë me shishe PVC lojtari i Dritës me nr.22, e një minutë më vonë hidhet në fushë edhe një shishe e qelqit, në ndeshjen Drita-Gjilani.

– ndaj KF Ferizaj për lëshim në organizimin e ndeshjes. Gjatë gjithë ndeshjes 4/5 persona të paautorizuar kanë qëndruar te porta e hyrjes në terren të lojës dhe kanë reaguar në vendimet e gjyqtarëve, madje edhe duke ofenduar kohë pas kohe gjyqtarët në ndeshjen Ferizaj – Feronikeli.

-ndaj zyrtarit të KF Ferizaj, Nadir Haxhimusa, me nr. ID014580M66, për shkak se ka konsumuar duhan pranë bankinës zyrtare të ekipit të Ferizajt, për çka u largua jashtë fushës nga ana e gjyqtarit në ndeshjen Ferizaj – Feronikeli.

-ndaj lojtarit të KF Trepça ‘89, me nr.6, Albert Kaqiku, për shkak se në minutën e 40-të është ndëshkuar me karton të verdhë dhe pas ndëshkimit e kishte aplauduar gjyqtarin, për çka ishte ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë dhe me të kuq. Ndërkohë, derisa po shkonte në zhveshtore, duke hyr brenda e ka goditur derën duke e thyer xhamin e derës, në ndeshjen Flamurtari – Trepça’89.

Këshilla juridike:

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Me respekt

Komisioni i Garave i FFK-së

Abdyl Bellopoja

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.