Gazetari francez nuk e harron derbin, “Mendjen e kam te Drita”

Gazetari francez nuk e harron derbin, “Mendjen e kam te Drita”

Media franceze “So Foot” ka publikuar një artikull për derbin e Superligës mes Dritës dhe Gjilanit, i cili u zhvillua të dielën ku triumfoi Drita me rezultat 2:0m shkruan 2LONLINE.com.

Artikulli me një përshkrim ka treguar se ky derbi është një nga më të çmendurit në botë, duke e shkruar:

“Harrojeni derbin Galatasaray – Fenerbaçe ose Boca Juniors – River Plate, derbi më i flaktë në planet u luajt në Kosovë”.

Madje gazetari i Rmc Sport, Renaud Marquot kishte udhëtuar nga Franca ( Grenoble ) ,vetëm për ta parë derbin e ‘Anamoravës’, Drita – Gjilani, ai në postimin e tij të fundit në rrjete sociale është shprehur:

“Natën e kaluar isha në Dortmund, por zemra ime është të Drita”.

Gazetari francez mësohet të ketë biseduar me disa tifozë të Dritës me të cilët tashmë ka krijuar shoqëri dhe për redaksinë tonë, kanë dërguar pjesë të bisedës entuziaste të gazetarit, i cili është mishëruar aq me “Intelektualët” sa ka mësuar edhe këngët në shqip, shkruan 2LONLINE.com.

Ai është fasionuar konkretisht me fëmijët e vegjël në stadium dhe dashurinë e tyre ndaj Dritës, ndërsa ndër të tjera ka thënë se i ka bërë përshtypje laramania e gjeneratave në stadium edhe përkundër kushteve të kufizuara të stadiumit.

Ai ka njoftuar se po punon një dokumentar për Dritën dhe “Intelektualët” që në përshkrimin e tij i quan “njerëz me zemër të madhe”, ndërsa do të transmetohet në një televizion francez.

Gazetari RenaudMarquot ka thënë se do t’i njoftoj “Intelektualët” për dokumentarin e tij, posa të publikohet./2LONLINE.com/.

 

View this post on Instagram

 

C-R-A-Z-Y. One of the best report I have ever shooted for my crazy job 📺 🔵⚪️ Soon on TV @rmc_sport

A post shared by Renaud Mqt (@renaudmarquot) on Feb 16, 2020 at 4:59pm PST

 

View this post on Instagram

 

This is all about @intelektualet1998 🔵⚪️ #06 Drita power.

A post shared by Renaud Mqt (@renaudmarquot) on Feb 17, 2020 at 11:06pm PST

 

 

KOMENTE