Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e komunës së Kamenicës në bashkëpunim me grupin letrar “Nositi” dhe Drejtorinë për Arsim, kanë mbajtur orë letrare në disa shkolla fillore të komunës, për nderë të Festës së Flamurit.
Zyrtarja për Kulturë, Azemine Maliqi tha se është shumë e rëndësishme që të organizohen aktivitete të tilla, në mënyrë që të shpalosim krijimet e shkrimtarëve dhe nxënësve që dinë të shkruajnë.
NË këto orë letrare disa nga shkrimtarët u lexuan nxënësve poezitë e tyre dhe gjithashtu u dhanë mundësi nxënësve krijues.
Ndërkaq përfaqësuesi i klubit letrar “Nositi” Nexhat Rexha, tha se poezitë, esetë apo tregimet që do të shkruhen nga nxënësit, do të kenë mundësinë edhe t’i publikojnë ato në revistën e qytetit.
Ndër të tjera, u.d drejtoresha për Arsim Mirhane Morina, tha se është shumë e lumtur që nxënësit kamenicas kanë vullnet dhe talent për të shkruar. Sipas saj, drejtoria që ajo e drejton do t’u ofroj mbështetje gjithmonë.
Shkrimtarët që ishin pjesë e këtyre orëve letrare, Baki Krasniqi, Shpresa Ajvazi, Musa Ahmetaj, Niazi Kastrati, Lidiona Maroca dhe Eleonita Rexhepi, u ndanë shumë të kënaqur me këtë organizim dhe thanë se janë shumë të lumtur që patën mundësinë t’i lexojnë poezitë e tyre përpara nxënësve.