DYLON

Kryetari Hyseni: Aktivitete të bukura dhe me plotë kuptim në Gjilan

Kryetari Hyseni: Aktivitete të bukura dhe me plotë kuptim në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Kanë vazhduar festimet për nder të 28 nëntorit, ku kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me nënkryetaren Leonora Morina Bunjakun, zv. ministrin e Mbrojtes Shemsi Sylën, deputetë nga Kuvendi i Kosovës, drejtorë, këshilltarë e zytarë komunalë, ishin pjesë e shumë ngjarjeve.

Alban Hyseni, tha se kishin aktivitete të bukura dhe me plotë kuptim në Gjilan.

EkoHigjiena

Ai ka treguar se fillimisht, vizituan panairin e artizanatit dhe produkteve vendore, ku u nderuan mjeshtrit tanë të artizanatit dhe u mbështetën prodhimet lokale.

Më pas, është zhvilluar një ligjëratë në shkollën “Musa Zajmi”, duke theksuar rëndësinë historike të 28 nëntorit.

I pari i komunës, tha se kanë vizituar gjithashtu Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gjilan, ku kishte nderin të jetë i shoqëruar nga zëvëndësministri i Mbrojtjes Shemsi Syla, deputetë dhe asambleistë.

Aktivitetet u përmbyllen me një koncert festiv në nderim të 28 nëntorit.

“Një ditë e mbushur me emocion, bashkëpunim dhe krenari kombëtare”, tha kryetari Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.