Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari kanë vizituar panairin e mbajtur sot në kuadër të fushatës “16 Ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”.
Panairi në fjalë është mbajtur në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati në Kamenicë dhe ka mirëpritur gra ndërmarrëse nga regjioni i Anamoravës.
“Gra ndërmarrëse nga Kamenica, Gjilani e Vitia janë bërë bashkë në kuadër të fushatës me thirrjen “Sot dhe çdo ditë tjetër””-ka thënë Kryetari Rahimaj.
Ai gjithashtu ka shtuar se duke adresuar dhunën me bazë gjinore dhe shkeljen e të drejtave, kjo fushatë nuk është vetëm simbolike, por edhe një hap praktik drejt një vendi më të sigurt dhe të barabartë për të gjithë. /2LONLINE/